Kampionati Shqiptar

Partizani largon kolumbianin Rocha, huazon kosovarin Krasniqi

Partizani ka qenë mjaft aktiv në merkaton e janarit. Disa largime, por më shumë afrime, ka pasur te 15 herë kampionët e Shqipërisë. Drejtuesit e klubit të kuq kanë “zbrazur disa sirtarë”, duke lënë të lirë Vrapin, Tafilin, Plakun etj,

Partizani ka qenë mjaft aktiv në merkaton e janarit. Disa largime, por më shumë afrime, ka pasur te 15 herë kampionët e Shqipërisë. Drejtuesit e klubit të kuq kanë “zbrazur disa sirtarë”, duke lënë të lirë Vrapin, Tafilin, Plakun etj, por ka bërë pjesë të vetën këta lojtarë: M.Dajsinani, S.Atanda, F.Veliu, Y.Ramadani, E.Vila, Filipe Ribeiro Gomes, Agustín Gonzalo Torassa, Federico Nicolas Haberkorn. Edhe sulmuesi kosovar, Festim Krasniqi, ka nënshkruar me të kuqtë, por ai do të huazohet te Laçi deri në fund të këtij sezoni.

Krasniqi

Dajsinani dhe Krasniqi, njëri vjen nga Besa, tjetri huazohet te Laçi

Largimi më i fundit nga “demat” është kolumbiani Carlos Robles Rocha, i ardhur me bujë të madhe në merkaton e verës, i shoqëruar nga menaxheri i tij, mbrojtësi i famshëm i Interit, Ivan Cordoba. Pra, sikurse duket, ka një “lavazh” të grupit të lojtarëve, duke pakësuar zgjedhjet e Starovës, trajnerit të shkarkuar, dhe duke sjellë elementë të tjerë, kryesisht në mesfushë dhe sulm. Nisur nga mbipopullimi në repartin e mesfushës, drejtuesit e kuq kanë vendosur t’i japin duart kolumbianit, i cili, ç’është e vërteta, nuk tregoi ndonjë gjë në dy fazat e para.

Starova dhe Kordoba

Starova dhe Kordoba, në stërvitjen e parë me të kuqtë të mesfushorit të larguar tashmë, Rocha

23-vjeçari luajti vetëm 5 ndeshje, nga më shumë se 20 të tilla (kupë dhe kampionat), tri herë si titullar dhe dy herë si zëvendësues. Ardhja e Ramadanit nga Kosova duket se i ka minimizuar përfundimisht hapësirat e kolumbianit te të kuqtë, ndaj ka ndjekur rrugën e të larguarve të tjerë, me mirëkuptim dypalësh. Konkurrencë e madhe duket edhe në sulm, pas ardhjes së dy argjentinasve, Agustín Gonzalo Torassa dhe Federico Nicolas Haberkorn. Fazliu do të ketë “balotazh” të përhershëm me Vilën, me këtë të fundit më të favoriuzuar, ndërsa Sukaj duhet të dëshmojë më të mirën, që t’ia mbushë mendjen trajnerit Agostineli.

Drejtori i Përgjithshëm, Dritan Dervishi prezantoi dje Atanda në klubin e kuq.

Atanda ka ulur në stol Bicajn, po sulmuesit argjentinas, kujt do t’ia zënë vendin?

Rritjen e konkurrencës në mbrojtje e ka provuar i pari Ditmar Bicaj, që ishte titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Starovës. Mirëpo, Agostineli ka preferuar Atandan në vend të tij, në fitoren 2-0 ndaj Laçit, duke korrigjuar kësisoji, sipas tij, gabimet e shfaqura në qendër të mbrojtjes, në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, të luajtur në Laç. Kushtrimi se askush se ka vendin të sigurtë te Partizani, përjashto portierin Hoxha, është dhënë nga drejtori Dervishi, ndaj tashmë duket mision i vështirë të parashikosh formacionin e të kuqve nga java në javë.

 

[interaction id=”5698e7c08089e8dd05dd802e”]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar