Europa League

Partizani-Maribor, eksperienca favorizon miqtë

Partizani do të kthehet në fushë pasditen e së enjtes, ora 17:30, për t’u ndeshur kundër sllovenëve të Maribor, ndeshje e vlefshme për fazën kualifikuese të Europa League. “Të Kuqtë” nuk kanë një eksperiencë të mirë në kompeticionet europiane, duke parë dështimet e regjistruara në të kaluarën, kur kanë provuar të arrijnë në fazën me grupe të Europa League.

Në fakt, ekipi kryeqytetas ka arritur ta kalojë këtë raund vetëm një herë në të kaluarën në gjashtë tentativa. Por edhe në atë rast, Partizani e ka arritur kualifikimin pas përjashtimit të Skënderbeut nga ana e UEFA-s. Në 2015-ën, ata janë eliminuar nga Stromsgodset në raundin e parë, duke pësuar katër gola.

Në 2016-ën, Partizani kaloi automatikisht në raundin e dytë, ku janë eliminuar nga rusët e Krasnodar, ndërsa bullgarët e Botev Ploviv i kanë eliminuar ata në raundin e parë kualifikues sezonin e kaluar. Gjithsesi, Partizani nuk do të ketë përballë një pengesë të pakalueshme.

Maribor ka luajtur në fazën me grupe të Champions League sezonin e kaluar, duke dalë në vendin e fundit me 3 humbje, 3 barazime dhe një diferencë golash 3-16. Për më tepër, ata kanë një ecuri shumë të keqe në ndeshjet e luajtura në transfertë në këtë kompeticion.

Që nga viti 2012, sllovenët kanë luajtur 10 ndeshje të Europa League në transfertë, duke fituar vetëm një prej tyre. Avantazhi i miqve është se ata kanë luajtur vazhdimisht në javët e fundit dhe duhet të jenë në një formë më të mirë fizike.

Shifra dhe Fakte

– Kjo do të jetë ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve.

– Sezonin e kaluar, Maribor ka shënuar të paktën dy gola në 12 nga 17 ndeshjet e luajtura në transfertë.

– Maribor ka shënuar në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Eropa League që ka luajtur në transfertë.

Më shumë nga Europa League