Kampionati Shqiptar

Partizani “merr frymë”, vetëm një seancë pas miqësores

Pas miqësores së luajtur e humbur dje ndaj Kasimpasa , Partizani iu është rikthyer përgatitjeve në Antalia, ku vijon të jetë i akomoduar dhe në zhvillim e sipër të përgatitores dimërore. Përgjatë ditës së sotme, të kuqtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore. Lojtarët që u aktivizuan në miqësoren ndaj ekipit turk kanë kryer përgatitje të diferencuar. Pjesa tjetër e grupit ka vijuar normalisht programin stërvitor, përfshirë edhe brazilianin Lukas Ferreira Cardoso. Nesër, skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova do të zhvillojë dy seanca stërvitore, ndërsa të hënën, më 15 janar, do të luajë miqësoren e dytë turke, ndaj ekipit uzbekistanas, Pakhtakor Tashkent.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar