Volejboll

Partizani mposht Erzenin dhe rikthehet në krye, fitojnë Studenti e Tirana

Partizani fitoi 3-1 ndaj Erzenit në kryendeshjen e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj, sfidë e luajtur në Durrës. Një fitore e artë e ekipit të trajnerit Tomorri, që mposhti rivalin direkt për titull, duke u ngjitur në krye të renditjes dhe zbritur shijakasit në vendin e dytë. Partizani fitoi setin e parë, Erzeni replikon dhe fiton setin e dytë, por shpejt të “kuqtë” dalin sërish përpara, pasi fitojnë setin e tretë. Shijakasit kanë shansin të fitojnë setin e katërt dhe barazojnë shifrat, por gabojnë në fund dhe në pikët shtesë Partizani fitoi 27-25 dhe krejt takimin 3-1, duke marrë 3 pikë që e ngjisin në vendin e parë. Ndërsa Erzeni, që u shpall “kampion i dimrit”, tashmë lëshon kreun dhe ndjekn kërcënimin e skuadrave të tjera, Studenti e Tirana.

Nga ndeshja Elbasani – Studenti, 0-3

Farka Volej rikthehet te fitorja në kampionat, pas fitores 3-0 ndaj Teutës në “Fahrie Hoti”, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra vendase. Teuta vazhdon të qëndrojë në fund pa asnjë fitore, ndërsa për Farkën kjo ishte një fitore morali, pasi kryeqytetasit janë shumë larg zonës së play off-it.

Tirana korri suksesin e 7-të në kampionat, pas fitores 3-0 ndaj Skënderbeut, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Sukses disi i vështirë i volejbollistëve bardheblu, që vuajtën shumë në dy setet për të mposhtur miqtë nga Korça. Pas një seti të parë të dominuar nga kryeqytetasit, janë miqtë që e ngrjnë nivelin dhe rivalizojnë, por ndalen pikërisht në pikët e fudnit, aty ku Tirana fiton dy herë me shifrat 25-23. Po 3-0 fiton edhe Studenti, që doli fitues nga sfida e luajtur në Elbasan ndaj ekipit vendës. Sfidë e dominuar nga kryeqytetasit, që në të trija setet patën epërsi edhe pse skuadra vendase e rriti lojën nga seti në set, por pa vënë në vështirësi miqtë.

Volejboll – Meshkuj, java e 11-të (10 shkurt)

Tirana – Skënderbeu, 3-0 (25-18, 25-23, 25-23)

Farka Volej – Teuta, 3-0 (25-23, 25-14, 25-18)

Elbasani – Studenti, 0-3 (14-25, 20-25, 22-25)

Erzeni – Partizani, 1-3 (20-25, 25-10, 20-25, 25-27)

Vllaznia (pushim)

Renditja: Partizani 27 pikë (9/1), Erzeni 25 pikë (8/2), Studenti 22 pikë (8/2), Tirana 20 pikë (7/3), Vllaznia 13 pikë (4/5), Farka Volej 10 pikë (3/7), Skënderbeu 9 pikë (3/6), Elbasani 6 pikë (2/8),  Teuta 0 pikë (0/10).


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Volejboll