Volejboll

Partizani mposht me përmbysje Barleti Volley në finalen e parë

Partizani ka fituar 3-1 ndaj Barleti Volley në finale e parë të play off-it në volejboll për femra luajtur sot në mbrëmje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, duke udhehequr 1-0 me ndeshje. Një fitore me përmbysje e skuadrës së kuqe, që pasi humbi setin e parë arrin të rikuperojë dhe fitojë tri setet e tjera, duke hedhur një hap të madh drejt titullit kampion. Një ndeshje ku ekipet luajtën me hope, ndoshta prej emocioneve që dhuron një finale e tillë edhe pse seti i katërt ishte dramatik dhe emocionues, me të dyja ekipet që dueluan fort deri në fund.

Barleti e  nis mjaft mirë ndeshjen, ka komandën e lojës në setin e parë dhe befason volejbollistet e Partizanit, jo vetëm duke mbrojtur mirë, por edhe duke qenë efikas në sulm. Për pasojë, skuadra e trajnerit Gurabardhi fiton 250-20 setin e parë. Por loja e Barletit ndalet krejt papritur, pasi në fushë ai që flet në setin e dytë është Partizani, “zgjohet” dhe dominon në fushë, duke patur epërsi në cdo drejtim.

Seti i dytë dhe i tretë janë identikë në lojë e rezultat, ata komandohen gjatë gjithë kohës nga volejbollistet e Partizanit, që janë efikase në lojën në bllok dhe atë sulmuese. Partizani fiton me shumë lehtësi me shifrat e njëjta 25-15 setin e dytë dhe atë të tretë, duke përmbysur shifrat e seteve në 2-1 në favorin e tij. Potr në setin e tretë rikthehet rivaliteti në fushë, pasi Barleti ngre sërish nivelin e lojës së tij de tenton të rihapë ndeshjen.

Loja bëhet mjaft interesante dhe emocionuese në setin e katërt, me barletaset që kanë një avantazh të lehtë, por në pikën e 20-të barazohen për herë të parë shifrat. Loja vijon me barazime deri në 24-24 dhe në pikët shtesë të kuqtë e trajnerit Tarja fitojnë 26-24 dhe krejt ndeshjen 3-1. Festë për volejbollistet e Partizanit, që synojnë titullin kampion. Ndeshja e dytë në “Feti Borova” më datën 18 prill (ora 19:00).

Barleti Volley – Partizani, 1-3 (25-20, 15-25, 15-25, 24-26)

Më shumë nga Volejboll