Kampionati Shqiptar

Partizani mposht Skënderbeun, tani i vetëm në krye

Partizani fiton supersfidën e javës së 8-të të Superiores dhe është tashmë i vetëm në krye, me 22 pikë. Dy golat e mbrojtësve të kuq, Krasniqi dhe Ibrahimi, kanë përmbysur shpejt eurogolin e Hamdi Salihit. Një ndeshje për “kornizë”, e luftuar nga të dyja skuadrat, që duket se do të rivalizojnë fort për titullin deri në fund.

Partizani fiton supersfidën e javës së 8-të të Superiores dhe është tashmë i vetëm në krye, me 22 pikë. Dy golat e mbrojtësve të kuq, Krasniqi dhe Ibrahimi, kanë përmbysur shpejt eurogolin e Hamdi Salihit. Një ndeshje për “kornizë”, e luftuar nga të dyja skuadrat, që duket se do të rivalizojnë fort për titullin deri në fund. “Qemal Stafa” i ka ngjarë herëve të shkuara, kur luante kombëtarja kuqezi, sepse loja e prodhuar nga futbollistët në fushë dhe antagonizmi i gjithanshëm sportive kanë qenë vërtet me nivel. Partizani është treguar më pragmatist, më i tërhequr në gjysmëfushën e vet, duke tentuar ta godasë me kundërsulm kundërshtarin.

Starova

Starova dhe Josa para ndeshjes Partizani-Skënderbeu 2-1

Megjithatë, dy golat kanë ardhur nga goditjet standarte, me finalizim të dy mbrojtësve. Sukaj është hera e parë që “agjëron”. Skënderbeu ka pasur më tepër kontrollin e topit, e ka qarkulluar dendur atë, por ka qenë i pafat në disa raste. Veç roveshiatës së mrekullueshme, që përfundoi me gol, të Salihit, në pjesën e dytë ka tronditur edhe shtyllën e portës së Hoxhës me anë të Latifit. 45 minutat e dyta kanë qenë vërtet të mundimshme për të kuqtë, sidomos pas daljes nga loja të Ibrahimit, i dëmtuar. Starovës i është dashur të ndryshojë rolet e disa lojtarëve, me qëllim që të ruante ekuilibrat mes reparteve. Korçarët e kanë rritur shumë lojën e tyre dhe kanë bërë gjithçka për të barazuar.

Partizani 2

Partizani-Skënderbeu 2-1. Skuadrat takohen para ndeshjes

Sukaj ka qenë më i impenjuar se herët e tjera, por kësaj here nuk është “takuar” me golin. Në një goditje predhë nga distanca, sulmuesi shkodran ka vënë në provë aftësitë e Orges Shehit. Disa minuta lojë edhe për Sebino Plakun, por që nuk ka lënë asnjë gjurmë në këtë ndeshje. Serbi Stevan Raçiç ka pasur vetëm 7 minuta lojë në këmbët e tij, çka tregon se nuk ka më statusin e titullarit të padiskutueshëm te Partizani. Nga ana tjetër, Josa ka luajtur me formacionin e vet të zakonshëm, me dyshen e sulmit Salihi-Olayinka.

Demi

Gaz Demi në Honk Kong. Presidenti i kuq në pamundësi që ta ndiqte ndeshjen në stadiumin “Qemal Stafa”

Berisha është munduar shumë në të të majtë, me inkursionet e tij, por Starova kishte spostuar Bathën në krahun e tij, duke e frenuar. Tifozëria e kuqe ka qenë e zjarrtë, nuk ka pushuar së mbështeturi skuadrën e vet të zemrës, ndërsa nga Korça kishin udhëtuar një numër modest tifozësh. Sidoqoftë, banderola e tyre ishte domethënëse: Na shihni çdo të diel në televizion, duke luajtur në Ligën e Europës. Përfundimisht, “demat e kuq” kanë fituar përplasjen direkte me Skënderbeun, duke mbetur tashmë e vetmja skuadër pa humbje në Superiore.

Mbaron gjithcka ne Qemal Stafa….Fitore e merituar e Demave të Kuq ndaj kampionëve në fuqi!! Ndeshja e rradhës në Durrës kunder Teutës!#PërjetMeTyPatizan

Posted by Fk Partizani on 2015-10-25

Skënderbeu pësoi disfatën e parë në këtë kampionat, megjithatë tregoi se mbetet cilësisht më lart se të tjerët. Beteja vazhdon, janë luajtur vetëm 8 javë kampionat, nga 36 të tilla, kështu që gjithçka mund të ndodhë. Ama, është qartësuar se dueti Partizani-Skënderbeu kanë diçka më shumë se të tjerët dhe duket se do ta mbajnë në shkallën sipërore luftën për fitimin e titullit.

Partizani-Skënderbeu (Përmbledhje)Partizani-Skënderbeu (Përmbledhje)

Posted by Digitalb on 2015-10-25

 

PARTIZANI – SKËNDERBEU 2-1
Shënues:
 Krasniqi 23′, Ibrahimi 33′ / Salihi 8’
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi (Plaku 65′), Bicaj, Krasniqi, Kalari, Fejzullai, Batha, Daja, Trashi, Mazrekaj (Robles 71′), Sukaj (Raçiç). Trajner: S.Starova.
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli (Radas 51′), Osmani, Jashanica, Arapi, Latifi, Lilaj, Shkëmbi, Berisha, Olajinka (Progni 82′), Salihi. Trajner: M. Josa.
Gjyqtarë: L. Jemini, R. Avdo, R. Çokaj / pas portave: E. Sino, A. Koçi.
Karton i verdhë: Racic 91′ / Arapi 36’, Vangjeli 39′

 

Renditja e Superiores pas javës së 8-të

 

Nr Skuadra Nd Fit Brz Hmb Glv Pikë
1. PARTIZANI 8 7 1 0 14:6 22
2. SKENDERBEU 8 6 1 1 16:6 19
3. KUKESI 8 5 1 2 9:4 16
4. TEUTA 8 4 2 2 13:10 14
5. KF TIRANA 8 2 4 2 8:7 10
6. LACI 8 2 4 2 8:9 10
7. FLAMURTARI 8 2 3 3 11:5 9
8. VLLAZNIA 8 1 2 5 6:10 5
9. TERBUNI 8 1 0 7 5:20 3
10. BYLIS 8 0 2 6 3:16 2

[total-poll id=101545]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar