Volejboll

Partizani mposht Tiranën në derbi, të kuqtë fitojnë gjysmëfinalen e parë

Partizani ka fituar 3-0 ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e parë të play off-it në volejboll për femra luajtur sot në mbrëmje, duke hedhur një hap drejt finaleve. Ndeshja e luajtur nqë pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka qenë emocionuese dhe me rivalitet për më shumë se një orë, pasi të dyja ekipet rivalizuan fort për çdo pikë në dy setet e para. Ndërsa pas avantazhit 2-0 me sete për të “kuqtë”, Tirana dorëzohet dhe Partizani fiton lehtësisht setin e tretë, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje në derbi në këto gjysmëfinale.

Takimi ka qenë shumë emocionuese në setin e parë, një set maratonë, ku gjithçka është vendosur pas gati 45 minutash lojë, me të kuqtë që triumfojnë 34-32, set që mund ta kish fituar edhe Tirana me pak kujdes. Emocionet dhe rivaliteti vijojnë edhe në setin e dytë, bardheblutë tentojnë të rihapin ndeshjen, por në fund është sërish Patizani që ka epërsi dhe fiton 25-22. Ky disavantazh dekurajon Tiranën, që thuajse është inekzistente në fushë në setin e tretë, ndërsa Partizani mbyllert llogaritë, duke fituar thellë 25-8 dhe krejt takimin 3-0.

Ndeshja e kthimit do të luhet ditën e enjte në “Fahrie Hoti”, në fushën e Tiranës, ndërkohë që nesër në mbrëmje do të luhen takimet e para gjysmëfinale në volejvoll për meshkuj: Sërish derbi Partizani-Tirana dhe sfida Erzeni-Studenti.

Play off – Femra, faza gjysmëfinale

9 prill, Barleti Volley – Teuta, 3-0 (25-12, 25-5, 25-17)

9 prill, Partizani – Tirana, 3-0 (34-32, 25-22, 25-8)

Play off – Meshkuj, faza gjysmëfinale

10 prill, Partizani – Tirana, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)

10 prill, Erzeni – Studenti, ora 18:00 (Akademia Dhimitraq Goga)

Më shumë nga Volejboll