Kampionati Shqiptar

Partizani “ndez motorrët” me skuadrën bashkohet edhe Herrera

Partizani ka vazhduar përgatitjet në tokën italiane, ku është vendosur prej së enjtes. Skuadra e kuqe, nga dje ka vijuar seancat me ngarkesë të plotë në Kasha të Italisë. Grupi i drejtuar nga trajneri Mark Iuliano ka aplikuar dy seanca stërvitore të premten. Paradite, në orën 10:00, lojtarët iu janë nështruar testeve fizike. Pasdite është aplikuar një seancë e karakterit tekniko-taktik, e shoqëruar edhe me një ndeshje kontrolli brenda grupit. Me “demat” dje pasdite është bashkuar edhe Eric Herrera, duke plotësuar kontigjentin, që vijon përgatitjet në vendin fqinj. Programi stërvitor do të vijojë me të njëjtin ritëm, me dy seanca stërvitore në ditë.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar