Futboll

Partizani në Antalia, të hënën miqësorja e radhës për “demat”

Partizani në Antalia, të hënën miqësorja e radhës për “demat”

Partizani vijon përgatitjet në Antlia të Turqisë ku prej disa ditësh është duke zhvilluar minifazën përgatitore të dimrit. Ekipi i “demave të kuq” pak ditë më parë luajti dhe ndeshjen e parë miqësore kundër skuadrës turke Kasimpasa, ku u mund me rezultatin 1-0.

Ndërkohë pas asaj ndeshje ekipi i drejtuar nga trajneri Sulejman Starova është rikthyer në fushën stërvitore për të përgatitur sfidën e radhës kundër skuadrës nga Uzbekistani Pakhtakor Tashkent, me të cilën do të përballet ditën e hënë më 15 janar. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen kundër skuadrës së Kasimpasa kanë kryer seancë stërvitore të diferencuar.

Ndërsa pjesa tjetër e grupit ka zhvilluar normalisht stërvitjen nën drejtimin e stafit teknik. Në skuadër është përfshirë dhe lojtari Brazilian Lukas Ferreira Cardoso që tashmë do të jetë pjesë e klubit të kuq.

Trajneri Starova pret ende përforcime në ekip, pasi grupi ka firo të mëdha, përfshi këtu edhe lojtarët që u lanë jashtë listës për në Antalia, si: Vila, Malota dhe Krasniqi. Edhe në ndeshjen e ditës së hënë pritet që trajneri Starova të bëjë rrotacion në formacion dhe t`u jap minuta të gjithë lojtarëve me qëllim që të njoh më nga afër gjendjen e skuadrës.

 

 

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll