Futboll

Partizani në krah të tifozëve, merr vendimin para ndeshjes me Laçin

Partizani u dënua me dy ndeshje pezullim pa tifozë nga Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të sjelljes së gabuar të tyre në takimin e humbur kundër Skënderbeut. Ekipi i kuq nuk kishte tifozë në sfidën kundër Kamzës, ndërsa ka vendosur që të shlyejë me gjobë dënimin për takimin ndaj Laçit. Një lajm i tillë është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e “demave” në “Facebook”.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Me anë të një njoftimi, ata kanë nxjerrë në treg biletat për t’i shitur, ndërsa çmimet janë rritur paksa. “Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozerisë të jetë prezent në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit. Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm”, – shkruan fillimisht klubi kryeqytetas. 

Më tej bëhen me dije dhe çmimet biletave në tribunat përkatëse. Ka një rritje të lehtë çmimesh, por drejtuesit shpresojnë që tifozët të jenë të shumtë, pasi skuadra po kryeson renditjen e klasifikimit dhe ka nevojë për përkrahjen e tyre. Biletat në tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1 500 lekë, në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1 dhe H2 do të kushtojnë 400 lekë. Klubi i kuq bën me dije dhe ndarjen e tribunave. Të kuqtë do të akomodohen në tribunat  A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2, ndërsa miqtë në H1 dhe H2.

Më shumë nga Futboll