• Partizani nis përgatitjet, mungon Batha në Vlorë

    Publikuar: 13 May 8:36

    Partizani ka nisur dje përgatitjet për takimin e radhës ndaj Flamurtarit, i vlefshëm për javë e 34-t të Kategorisë Superiore, në program për t’u luajtur të hënën. Seanca e së premtes është zhvilluar si zakonisht në kompleksin sportiv “Internacional Tirana”, në Pezë. Grupi i lojtarëve është përgatitur i ndarë në dy grupe. Titullarët, që u aktivizuan ndaj Laçit, kanë zhvilluar një program me karakter shkrythës, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar normalisht stërvitjen.

    Për sfidën ndaj Flamurtarit skuadra do të vuajë skualifikimin e Bathës, i cili ka plotësuar numrin 3 të kartonëve të verdhë. Rikthehet në dispozicion të Starovës fantazisti Cetkoviç. Përgatitjet do të vijojnë të shtunën me seancën e radhës, në orën 14:00. Ndërkohë, klubi i kuq ka njoftuar se nga dje, ekipi (stafi dhe lojtarët) do të qëndrojë në heshtje për shtyp deri në një vendim të dytë. Çdo informacion apo njoftim në lidhje me zhvillimet dhe përgatitjet e skuadrës do t’i përcillet medias nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.


    Lexo postimet e tjera