Kampionati Shqiptar

Partizani nis përgatitjet për Mariborin, nga dy seanca në ditë

Partizani ka vijuar përgatitjet në kuadër të ballafaqimit në “Europa League”. Seanca e radhës u zhvillua të mërkurën, me start orën 17:00, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, Kamëz. Nën drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit teknik, grupi i lojtarëve ka aplikuar një seancë tekniko-taktike. Stërvitje të diferencuar ka zhvilluar Trashi, si rezultat i një problemi fizik. Sot, “demat e kuq” do të zhvillojnë dy seanca stërvitore.

Ndërkohë, dje, në Nyon të Zvicrës, është hedhur edhe shorti i turit të dytë të “Europa League”. Në rast kualifikimi ndaj sllovenëve të NK Maribor, në turin tjetër Partizani do të përballet me fituesen e çiftit F.C. Chikhura Sachkhere (GEO) – Bejtar Jeruzalem (ISR). Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më 26 korrik dhe 2 gusht.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar