Futboll

“Partizani nuk mund të fitojë me të paaftë”

Ish-drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervish ka akuzuar sërish stafin teknik dhe drejtuesit e klubit të kuq për situatën në të cilën ndodhen 15 herë kampionët. Partizani tanimë ka humbur çdo shpresë për t’u shpallur kampion pas barazimit të fundit me Laçin dhe fajtorë për këtë ecuri sipas ish-drejtorit janë Sulejman Starova, Edmond Haxhia dhe Genc Tomori.

Image result for dritan dervishi starova

“Loja e Partizanit ka qenë shumë e dobët, kjo jo për fajin e lojtarëve, por për strategjitë e gabuara nga trajneri. Nuk shkohet në ndeshje për të marrë barazimin e për të vënë ‘autobusin’ para portës. Starova është fajtori kryesor i këtij falimentimi. Bashkë me të fajtorë janë edhe Tomori e Haxhija, pasi ata janë drejtuesit dhe bënë strategjinë sportive e merkato të gabuar. Të shohim kush do të mbajë përgjegjësi dhe të largohet. Besoj se asnjëri, pasi dinë të zvarriten dhe të gjejnë fajtorë të tjerë. Vjet këta zotërinj e gjeten te Dervishi e Agostineli”, tha ai për “Sport Ekspres”.

Image result for dritan dervishi

Dervish theksoi se për t’u rikthyer Partizani fitues, nga klubi duhen të largohen Starova dhe Haxhia me Tomorin: “E vetmja gjë që duhet bërë, është të largohen nga klubi këta tre drejtues, pasi ata dështuan. Kush e paguan këtë humbje financiare dhe sportive? Vjet kur mbaroi kampionati u vërsulën drejt meje dhe trajnerit për të na përzënë. Punova me pastërti dhe u gjakosa për ato simbole dhe fitova respektin e tifozëve me punë, jo me llafe. Gjithsesi, ata janë steka të vjetra dhe dinë të luajnë mirë bilardon, duke vazhduar të manipulojnë tifozët”.

Më shumë nga Futboll