Kampionati Shqiptar

Partizani i papërmbajtshëm, kthehet te fitorja me goleadë

Partizani ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore të luajtur pasditen e sotme kundër Lushnjes. Siç mund të kuptohet edhe nga rezultati, vendasit kanë dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Festivali i golave, për ekipin e Starovës, ka filluar në minutën e 28-të dhe është hapur nga Bardhi, i cili është përsëritur gjashtë minuta më vonë duke dyfishuar avantazhin e Partizanit. Në minutën e fundit të pjesës së parë ka ardhur edhe goli i tretë i vendasve, të cilët kanë shënuar me Belican.

Pjesa e dytë ka qenë një pasqyrë e së parës, duke parë se “Të Kuqtë” kanë realizuar tre gola të tjetër, ndërsa miqtë nuk kanë bërë asgjë. Progni ka realizuar golin e katërt në minutën e 57-të, duke çuar shifrat në 4-0. Në të 62-ën ka ardhur momenti i Ferreira Cardoso për të realizuar golin e pestë para se Ramadani të shënonte të gjashtin në të 84-ën dhe të fiksonte shifrat në 6-0.

Kjo fitore, e arritur pas dy humbjeve radhazi në kampionat, ka çuar Partizanin në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Lushnja ka pësuar humbjen e pestë radhazi dhe mbetet në vendin e fundit me 10 pikë, 12 pikë larg vendit të tetë që mbahet nga Vllaznia dhe që siguron mbijetesën.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar