Basketboll

Partizani i pathyeshëm, Eagles drejt play out-it

Asnjë surprizë në takimet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë në Basketboll për meshkuj, me Partizanin që mbetet i pathyer në kampionat, duke korrur sot fitoren e 15-të dhe udhëheq renditjen me 30 pikë të plota. Të kuqtë e trajnerit Fagu, që prej disa javësh janë kualifikuar në Superligë, sot mposhtën 65-43 Apoloninë në Vlorë, ndeshje e dominuar nga ekipi kryeqytetas.

Mjaftoi perioda e parë për të vulosur fatin e takimit, me Partizanin që u shkëput 22-9 dhe më pas thjesht administroi avantazhin. Fiton edhe Eagles Basket, që në “Fahrie Hoti” triumfoi 76-36 ndaj Elbasanit të vendit të fundit. Fitore që mban skuadrën kryeqytetase në vendin e dytë dhe Eagles tashmë përgatitet për play out-in, ku do të luajë me të pestën e Superligës për një vend mes më të miravë sezonin tjetër.

KATEGORIA E PARË – MESHKUJ, JAVA E 17-TË (SOT)

Apolonia – Partizani, 43-65 (9-22, 12-14, 9-13, 13-16)

Eagles Basket – Elbasani, 76-36 (18-12, 14-8, 18-4, 26-12)

Skënderbeu (pushim)

Renditja a Kategorise se Pare ne basketboll

Më shumë nga Basketboll