Kategoria Superiore

Partizani përgatiti parakalimin ndaj Flamurtarit

Partizani do të kthehet në fushë për javën e tetë të kampionatit shqiptar të futbollit. “Të Kuqtë” do të presin në shtëpi Flamurtarin, skuadra që mban vendin e tretë në renditje dhe ka një pikë më shumë se ekipi i Mark Iulianos. Vendasit, gjithsesi, do të paraqiten në këtë ndeshjes pas tri fitoreve radhazi të marra në tri javët e fundit të kampionatit dhe objektivi i tyre është të marrin suksesin e katërt radhazi që do t’i ndihmonte ata të kalonin pikërisht ekipin vlonjate në klasifikim.

Një objektiv që nuk do të jetë shumë i lehtë për t’u arritur duke parë se miqtë nuk kanë pësuar asnjë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të Superiores (3 fitore, 3 barazime). Hera e fundit që vlonjatët kanë arritur të largohen me pikë nga fusha e Partizanit ka qenë në 2006-ën (fitore 0-3). Megjithatë, ecuria e “Të Kuqve” në ndeshjet e kampionati të luajtura në shtëpi në këtë sezon nuk ka qenë shumë e mirë: 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Në dy nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve janë regjistruar tre ose më shumë gola. Ndryshon situata në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në fushën e Partizanit, ku vetëm në një nga këto takime janë realizuar më pak se 3 gola. Katër ndeshjet e sezonit të kaluar kanë sjellë dy fitore për kryeqytetasit dhe dy barazime.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kategoria Superiore