Kampionati Shqiptar

Partizani planifikon një “Juventus Stadium” të vogël për vete

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka pritur përfaqësuesit e kompanisë “GAU”dhe “AI GROUP”. Kryefjala e takimit mes palëve ka qenë mundësia e bashkëpunimit për ndërtimin e stadiumit të klubit “Partizani”.

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka pritur përfaqësuesit e kompanisë “GAU”dhe “AI GROUP”. Kryefjala e takimit mes palëve ka qenë mundësia e bashkëpunimit për ndërtimin e stadiumit të klubit “Partizani”. Kompanitë arkitekturore “GAU” dhe studio inxhinierike “AI GROUP” gëzojnë të drejtat dhe janë mjaft të njohura në ndërtimin e impianteve sportive në vendin fqinj, Itali.

Pjesë e projektit për kompleksin e Partizanit është edhe një stadium 4500 vendësh.

Pjesë e projektit për kompleksin e Partizanit është edhe një stadium 4500 vendësh.

Përgjatë qëndrimit të tyre 2-ditor në Shqipëri, përfaqësuesit e “GAU” dhe “AI GROUP”, Piercarlo Montaldo, inxhinier, dhe Gino Zavanella, arktitekt, kanë vëzhguar nga afër terrenet ku edhe do të ndërtohet stadiumi dhe kompleksi sportiv i Partizanit. Kompanitë në fjalë kanë qenë pjesë e projektimit dhe ndërtimit të disa impianteve sportive në Itali, përfshirë edhe stadiumin e Torinos, “Juventus Stadium”, si dhe kompleksin “Maranello” të ekipit gjigant italian të makinave “FERRARI S.p.A“, që konkuron në “Formula 1”.

 

[interaction id=”56ad18778b03d1a947d9b310″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar