Kupa e Shqipërisë

Partizani rikthim me frofe, fiton Kupën e Shqipërisë

Sezoni i parë i Partizanit në kampionatin e volejbollit për meshkuj ka nisur mjaft mirë. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri fituan sot në mbrëmje 3-2 ndaj Vllaznisë, duke ngritur lart trofeun e Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje finale mjaft dramatike mes dy prej ekipeve më të mira, një sfidë me përmbysje të shpeshta, me rivalitet dhe emocione, ku nuk mungoi edhe tensioni në fushë. Të dyja skuadrat e meritonin triumfin, por ai shkoi te Partizani, që në setin final u tregua më cinik, më konkret dhe përfitoi nga gabimet e kundërshtarit. Dramaciteti që ishte në fushë u përjetua edhe nga sportdashësit e shumtë që kishin ardhur për të mbështetur të dyja ekipet, duke e kthyer këtë finale në një festë sportive.

Skuadra e Vllaznise ne volejboll para finales

Seti i parë është mjaft dramatik, me shumë barazime dhe e tillë loja shkon deri në fund, ku Partizani tregohet më i saktë dhe fiton 25-23. Por Vllaznia nuk heq dorë dhe replikon menjëherë në setin e dytë, ku këtë herë është më e kujdesshme në pikët finale dhe fiton 22-25. Me këtë ritëm shkodranët luajnë edhe në setin e tretë, janë më superior në fushë dhe arrijnë të fitojnë 20-25, duke përmbysur disavantazhin e setit të parë (ky set ka edhe tension në parket, me lojtarët që për pak sa nuk nisin një sherr masiv mes tyre). Por edhe Partizani nuk toleron, rigjen forcat që munguan në setin e tretë, duke dominuar në setin e katërt, të cilin e fiton me lehtësi 25-17. Barazim 2-2 me sete dhe gjithçka shkon në setin final.

Nga ndeshja Partizani-Tirana

Ky set është mjaft dramatik, me barazime të njëpasnjëshme dhe ku gjithçka vendoset në pikët shtesë, aty ku Partizani fiton 17-15, duke nisur kështu festën e pritur prej vitesh. Vllaznia ndihet e zhgënjyer për këtë humbje, pasi ndjeu që i iku nga duart një trofe që e kishte shumë pranë, por ka meritën se rivalizoi fort deri në fund, duke qenë një rivale e denjë. Por trofeu shkoi te Partiani, që sot vuajti shumë për ta marrë atë edhe pse në kampionat është i pamposhtur, duke qëndruar i tillë edhe pas këtij takimi.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale meshkuj (2 mars)

Partizani – Erzeni, 3-0 (25-23, 25-13, 25-15)

Vllaznia – Farka Volej, 3-1 (18-25, 25-20, 25-22, 25-17)

Kupa e Shqipërisë – Finale meshkuj (3 mars)

Partizani – Vllaznia, 3-2 (25-23, 22-25, 20-25, 25-15, 17-15)

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë