Connect with us

Kampionati Shqiptar

Partizani rinis stërvitjen, i plotë vetëm në Turqi

Partizani ka nisur dje zyrtarisht përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Në ambientet e kompleksit “Internacional Tirana”

Partizani ka nisur dje zyrtarisht përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Në ambientet e kompleksit “Internacional Tirana”, në Pezë, nën drejtimin e trainerit Sulejman Starova dhe stafit teknik, grupi i lojtarëve ka zhvilluar në orën 14:00 seancën e parë për vitin 2017. Skuadra nuk ka qenë e plotë, pasi disa prej lojtarëve pritet t’i bashkohen asaj në Antalia, ku edhe do të kryhet minifaza përgatitore.

img_9081

Dje në fushë nuk ka zbritur as blerja më e re, Boniface, pasi sulmuesi nigerian ka qenë i impenjuar me vizitat mjekësore. Në përgatitjet e së enjtes, grupi pritet të jetë më i plotë. Seanca e sotme do të jetë edhe e fundit në Tiranë, pasi të premten Partizani do të udhëtojë drejt Antalias. Në Turqi, të kuqtë do të luajnë edhe dy teste miqësore, me gjigandët turq të Fenerbahçe dhe Qabala të Azerbajxhanit, të programuara për datat 11 dhe 13 janar.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar