Connect with us

Futboll

Partizani skuq Tiranën në “Selman Stërmasi”, “Tirona Fanatics” djegin Xhamllikun

Është mbyllur me fitoren të kuqve me rezultatin 2-1 derbi i sotëm mes Partizanit dhe Tiranës, që shënon edhe përfundimin e javës së 22-të të Kampionatit Shqiptar në Kategorinë Superiore. Dy golat e realizuar nga Malota në të 12’ dhe Ekuban në të 70’ kanë i kanë dhënë të kuqve tre pikët e rëndësishme në garën për kreun e klasifikimit, ndërsa në anën tjetër, goli i Teqjes në të 47’ ka mjaftuar vetëm për tu dhuruar bardhebluve një barazim të përkohshëm dhe për të ngjallur iluzionet e një pike që është venitur njëlloj si festa e tifozëve e spostuar te “Xhamlliku”. Në të vërtetë, festa ka qenë vetëm për tifozët e Partizanit, të cilët pas këtij triumfi në derbi, i pari në këtë sezon, pas dy barazimeve të gjysmës së parë të edicionit, tashmë ndihen vërtetë si në shtëpinë e tyre në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Partizani-Tirana 2-1. Shënues: Malota 12′, Ekuban 70’ / Teqja 47’

Pjesa e parë

Nuk vonon shumë dhe në të 7’ janë të kuqtë ata që regjistrojnë tentativën e tyre të parë serioze në zonën bardheblu, teksa Fejzullahi ka goditur traversën dhe menjëherë më pas është Mazjrekaj ai që provon me një tjetër gjuajtje në hyrje të zonës, por topi përfundon jashtë. Përgjigja e bardhebluve është e menjëhershme, me Takun që në miuntën e 9’ gjuan pa hyrë në zonën e të kuqve, por finalizimi është jashtë kuadratit të mbrojtur nga portieri Hoxha. Vetëm tre minuta më vonë tentative e Partizanit ka rezultuar fatale për bardheblutë. Pikërisht në të 12’ një ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit nga Trashi është shndërruar në asist për Malotën, që në qendër të zonës së Tiranës nuk e ka aspak të vështirë të dërgojë me kokë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Lika. Bardheblutë nuk dorëzohen, përkundrazi reagojnë menjëherë fuqishëm. Është Taku që në të 15’ ka krosuar në qendër të zonës së kuqe për Cise që nuk arrin dot të fitojë duelin me Hoxhën, i cili largon rrezikun në limite. Një start spektakolar i derbit që fillon të zbehet pas minutës së 15’, me Partizanin që synon të administrojë avantazhin për të goditur me kundrasulmet e Ekuban, por gjithmonë i neutralizuar nga bardheblutë. Këta të fundit ndërkohë kanë pretenduar për një penallti kur në minutën e 25’ një top i goditur nga Merveille ka goditur dorën e Trashit brenda zonës së kuqe, por gjyqtari Meta ka bërë shenjë për vijimin e lojës.

Pjesa e dytë

Më pak se dy minuta nga rifillimi i lojës, bardheblutë rivendosin barazinë në rezultat. Është Olsi Teqja ai që ka realizuar golin e barazimit në minutën e 47’, pasi nuk e ka patur aspak të vështirë të dërgojë topin në rrjetë me portën e Partizanit tërësisht të boshatisur, me Hoxhën që gaboi në daljen e tij. Në të 60’ Trashi shpërdoron shanin që të rikthejë të kuqtë në avantazh pasi i vetëm përballë Likës nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë, teksa portieri bardheblu ka devijuar topin në goditje këndi. Gabimi i Trashit është riparuar vetëm dhjetë minuta më pas nga Ekuban. Ky i fundit, në minutën e 70’ ka shfrytëzuar maksimalisht asistimin spektakolar të Torasas, që ka dribluar mbrojtjen e Tiranës dhe ka pasuar në qendër të zonës për Ekuban që nuk gabon por por dërgon topin në rrjetë dhe kalon sërish Partizanin në avantazh 2-1.

Partizani -Tirana 2 – 1

Shënues: Malota 12′, Ekuban 70’ / Teqja 47’

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Malota, Krasniqi, Trashi, Vila, Ramadani, Batha, Torasa, Ekuban, Mazrekaj.
Trajner: Sulejman Starova

Tirana: Lika, Doka, Teqja, Muça, Hoxhallari, Lika, Daja, Merveille, Taku, Cise, Moise.
Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Kridens Meta

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll