Futboll

Partizani, Starova: “U ndëshkuam nga një ngjarje e rrallë në futboll”

Skuadrës së Partizanit i ka shpëtuar nga duart një fitore e çmuar, e shfuqizuar në limite, pas atij goli të jashtëzakonshëm të realizuar nga portieri i Teutës, që shënoi në minutën e 96’, për të sigluar rezultatin përfundimtar në shifrat 1-1. Një barazim që i djeg jo pak Partizanit dhe trajnerit Sulejman Starova, pasi lë të kuqtë në pozita jo komode në klasifikim, ndonëse kreu i pankinës kryeqytetase e vlerëson si pozitive performancën e skuadrës në këtë përballje ndaj durrsakëve.

“Marrja e pikëve të plota do të ishte shumë e rëndësishme, pasi do të ndikonte edhe në aspektin psikologjik të skuadrës. Edhe terreni ndikoi disi në rrjedhën e lojës, por edhe ne mund të kishim bërë më mirë, ndonëse kam mendimin se kjo hyn te ndeshjet e mira të skuadrës. U favorizuam me 11-metërshin e pritur nga Hoxha, por u ndëshkuam nga ajo ngjarje që ndodh shumë rrallë në futboll. Ne bëjmë mbulim një për një, në ekzekutimin e goditjeve standarde, por këtë herë Teutës iu shtua edhe një lojtar në zonë. Natyrisht që do të ndalemi edhe te kjo pjesë dhe do ta analizojmë. Duhet të theksojmë se në repartin e sulmit nuk jemi ende në 100% të mundësive tona, pasi blerjet e janarit, nuk kanë arritur maksimumin”.  

Më shumë nga Futboll