• Partizani starton përgatitoren në tokën turke (video + foto)

    Publikuar: 7 Jan 8:51

    Skuadra e Partizanit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Antalia të Turqisë. Rreth orës 17. 00 të së premtes, grupi i kuq, nën drejtimin e trajnerit Starova dhe stafit teknik, ka nisur minifazën përgatitore në tokën turke. Me 15 herë kampionët e Shqipërise është bashkuar edhe mbrojtësi Sodiq Atanda, i cili ka vijuar normalisht stërvitjen.


    Të shtunën, pra sot, skuadra do të vijojë me dy seanca të ngjeshura, respektivisht në oraret: paradite, 09:30, dhe pasdite, 15:30. Kujtojmë se Partizani i është drejtuar rreth orës 05.00 të ditës së premte Antalias, ku edhe do të zhvillojë minifazën përgatitore dimërore. Përgjatë qëndrimit 11 ditor, të kuqtë do të luajnë edhe dy ndeshje miqësore, ndaj Fenerbahçe dhe Qabala.

    [interaction id=”584c612fe800107d75fafbde”]


    Lexo postimet e tjera