Futboll

Partizani synon të përforcohet me sulmuesin Aiman Napoli

Aiman Napoli është emri më i fundit që përflitet si përforcimi i radhës për ekipin e Partizanit.  “Tuttomercatoweb” bën me dije se drejtuesit e Partizanit me në krye Luciano Moggi-n kanë filluar negociatat me sulmuesin 28-vjeçar për ta afruar në skuadër. Napoli në dy edicionet e fundit është aktivizuar në Serie C në Itali me skuadrën e Renate-s, me të cilët ka grumbulluar 57 ndeshje dhe 11 gola. 28-vjeçari dy sezone më parë ka qenë shok skuadre me ish-sulmuesin e të kuqve Caleb Ekuban, i cili pas një sezoni fantastike me 15 herë kampionët e Shqipërisë firmosi në Angli me Leeds United.

Palët janë në negociata të vazhdueshme, dhe sipas mediave italiane sulmuesi është afër akordit me “Demat e Kuq”. Moggi ka marrë të gjitha kompetencat për të ndërtuar një skuadër kompetitive për të rivalizuar jo vetëm në kampionatin shqiptar, por me synime serioze edhe në Europë. Megjithatë deri tani te të kuqtë nuk ka pasur shumë afrime, madje nga skuadra janë larguar disa lojtar cilësor që duhen zëvendësuar.

Më shumë nga Futboll