Kampionati Shqiptar

Partizani turpërohet nga Teuta, barazim dramatik në Vlorë

Duket se raundi i 32′ i Superligës mund të përkufizohet si java e surprizave. Pas fitores së Laçit me Skënderbeun, Teuta ka triumfuar në transfertë me Partizanin, ndërsa sfida në Vlorë është ndarë në barazim në minutat e fundit.

Durrsakët e nisën keq ndeshjen, pasi do të ishin në disavantazh në fillim. Partizani shënoi me penallti me anë të Bathës, por Teuta do të përmbyste gjithçka duke shënuar një fitore 1-3 që i jep aromën e mbijetesës në Superiore. Partizani me këtë humbje tashmë mund të konsiderohet zyrtarisht si jashtë luftës për Kupat e Europës.

Sakaq në ndeshjen tjetër në Vlorë, përballja ka qenë dramatike, pasi shkodranët kanë shënuar të parët vetëm 7 minuta nga fundi i ndeshjes. Por kur u mendua se takimi do të mbyllej me fitoren e Vllaznisë, ka ardhur goli vendasve. Pas një topi të gjatë nga portieri, Kamara ka marrë një asist nga Bushiç, gjuan nga jashtë zonës  dhe i çon shifrat në barazim.

Kjo është renditja e kategorisë superiore pas mbylljes së javës së 32-të:

Superiore – 2017/2018

1          KF Skenderbeu   69

2          FK Kukesi            61

3          KS Luftëtari        51

4          KF Laçi                46

5          KF Partizani      46

6          Flamurtari FC   44

7          FK Kamza         39

8          KF Teuta           37

9          KF Vllaznia       37

10       FC Lushnja    11


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar