• Partizani, video-urim special për presidentin Demi

    Publikuar: 10 Jan 9:36

    E akomoduar prej disa ditësh në Antalia, ku po zhvillon përgatitjet dimërore, skuadra e Partizanit ka rezervuar një dedikim surprizë për ditlindjen e presidentit Demi. Nëpërmjet një videoje të improvizuar në ambientet e hotel “Miracle”, stafi dhe lojtarët e kuq kanë uruar në këtë ditë speciale kreun e klubit 15 herë kampion të Shqipërisë. Kujtojmë se presidenti Gaz Demi festoi ditëlindjen. Administrata e klubit, stafi dhe lojtarët i urojnë atij edhe 100 vite të lumtura në jetë dhe në familje.


    Lexo postimet e tjera