Kampionati Shqiptar

Partizani zbulon një talent në Berat, e kontrakton për 3 vite

Partizani nuk ndalet. Pas prezantimeve njëra pas tjetrës të ditës së djeshme, sot të kuqtë kanë zyrtarizuar në skuadrën edhe tyre edhe një futbollist tjetër të ri. Bëhet fjalë për beratasin Eneo Bitri, i cili ka luajtur më parë me Tomorin, që nga të rinjtë e deri në ekipin e parë, në Kategorinë e Parë. Ai luan si mbrojtës, kryesisht të qendrës, ndërsa është 21 vjeç.

Futbollisti në fjalë ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola në sezonin e kaluar, me fanellën e skuadrës së vendlindjes, Tomori. Duket qartë se klubi 15 herë kampion i vendit ka ndryshuar strategji në merkato, duke afruar lojtarë të rinj e me të ardhme, duke i kontraktuar ata për jo më pak se tri vite, çka do të thotë se pret t’i zhvillojë e t’i konfirmojë, për t’i shituar më pas në klube jashtë vendit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar