Kampionati Shqiptar

Partizani zyrtarizon axhendën e ndeshjeve me bullgarët

Partizani do të nisë aventurën europiane duke luajtur në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Të kuqtë e trajnerit Starova, që i kanë zhvendosur përgatitjet në Ohër të Maqedonisë, kanë mësuar sot edhe kundërshtarin, që është skuadra bullgare Botev Plovdiv. Përmes faqes zyrtare në Facebook, 15 herë kampionët e Shqipërisë kanë saktësuar edhe axhendën e dy ndeshjeve, teksa e para luhet në “Selman Stermasi”: “Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka rezvervuar për të kuqtë si kundërshtar të raundit të parë eleminator të “Europa League” bullgarët e Botev Plovdiv. Plovdiv e ka mbyllur kampionatin në vendin e 7-të të klasifikimit, por ka siguruar pjesëmarrjen në Europë si fitues i Kupës së Bullgarisë. Takimi i parë do të luhet në Tiranë, më 29 qershor, në stadiumin “Selman Stërmasi” , ndërsa kthimi në Bullgari, më 6 korrik.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar