Kampionati Shqiptar

Partizanit i bashkohen braziliani Lukas dhe mbrojtësi Egzon Belica

Partizani ka mbyllur dje ditën e katërt të përgatitjeve dimërore në Antalia. Programi stërvitor ka qenë mjaft i ngjeshur, teksa grupi i kuq po stërvitet me ngarkesa të larta fizike, nga dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite. Me ekipin, dje janë bashkuar edhe braziliani Lucas Ferreira Cardoso me mbrojtësin Egzon Belica. Ky i fundit, 27 vjeç, është aktivizuar së fundi në Finlandë me Inter Turku. Pranë ekipit është afruar edhe senegalezi Ameth Fall, i cili do të vëzhgohet nga stafi teknik përgjatë përgatitjeve në Antalia. Të premten, Partizani do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë miqësore përballë ekipit turk Kasimpasa, i cili do të luhet në 13:30, me orën shqiptare.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar