Merkato

Pas 10 viteve në “Emirates”, ylli i Arsenal shkon te Valencia

Valenca ka arritur marrëveshjen me mesfushorin francez Francis Coquelin nga Arsenal për një shifër që raportohet të jetë rreth 15 mln euro.

26-vjeçari, i cili iu bashkua Topçinjve në 2008, do të nënshkruajë një kontratë deri në 2022 me skuadrën spanjolle.

Ai ka bërë 105 paraqitje në Premier League dhe vetëm vitin e kaluar rinovoi me Arsenal.

Trajneri i Topçinjve Arsene Wenger konfirmoi transferimin e lojtarit pas gjysmëfinales së Carabao Cup ndaj Chelsea-t të mërkurën.

“Ai do të shkojë te Valencia pasi nuk arriti të luante mjaftueshëm tek ne gjatë vitit të fundit dhe kishte një mundësi për t’u larguar. Kështu që unë i dhashë leje,” është shprehur Wenger.

Image result for coquelin xhaka wilshere

Më shumë nga Merkato