Premier League

Pas 3 humbjeve radhazi, Arsenal rikthehet te fitorja ndaj Watford

Arsenal më në fund është rikthyer te fitorja pas tre humbjeve radhazi në Premier League teksa ka mposhtur Watford në mini-derbin londinez me rezultatin e pastër 3-0. Ishte një ndeshje e luajtur mirë dhe e kontrolluar përgjatë 90 minutave nga Topçinjtë e Arsene Wenger të cilët mund të marrin frymë lirisht.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi nëse do të konsideronim edhe fitoren e rëndësishme ndaj Milan në Europa League. Ishte Shkodran Mustafi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 8’ pas një krosi të bukur të Ozil. Që pas atij momenti Arsenal e kishte më të lehtë të dominonte kundërshtarin brenda në Emirates dhe ishte Aubameyang pas pushimit ai që dyfishoi rezultatin në minutën e 59’.

Watford kishte mundësinë më të mirë për të ngushtuar diferencën me Deeney nga pika e bardhë e penalltisë por Petr Cech ka pritur penalltinë e parë që prej transferimit tek Arsenal. Pak para fundit Mkhitaryan vulos përfundimisht fitoren. Një triumf i merituar i Arsenal.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League