Seria A

Pas Bakayoko, Milan do t’i bëj një tjetër dhuratë trajnerit Gattuso…

Rriten mundësitë që Julian Draxler të shkojë te Milan, por arritja e marrëveshjes mbetet e komplikuar për kuqezinjtë, pavarësisht nga zërat që vijnë nga Franca po shtohen dita-ditës.

Miqtë e tij në Gjermani shtojnë më tej se sulmuesi do të jetë në Milano për të kryer vizitat mjekësore gjatë javës së ardhme. Leonardo ka qenë iniciatori i marrëveshjes me ish-futbollistin e Schalke, lindur në vitin 1993.

Gjithsesi, shumë do të varet nga modaliteti i kësaj marrëveshje. Milan do të preferonte një shkëmbim kokë më kokë me Ricardo Rodriguez, por PSG kërkon edhe 15 milionë euro shtesë, duke menduar se Draxler është më i vlefshëm, edhe për shkak të moshës.

Gjithçka do të vendoset javën e ardhshme. Pasi ranë hipotezat Di Maria dhe Rabiot, Draxler mund të jetë dhurata e shumëpritur për Gattuso, që ditët e ardhshme do të ketë nën urdhrat e tij edhe Bakayoko.

Më shumë nga Seria A