Kampionati Shqiptar

Pas Bathës, Partizani humbet edhe qendërmbrojtësin

Partizani u ka dhënë fund dje përgatitjeve për ndeshjen e javës së 25-të të Superiores, të cilën do ta luajë sot, në orën 14:00, ndaj Flamurtarit, në “Elbasan Arena”.

Partizani u ka dhënë fund dje përgatitjeve për ndeshjen e javës së 25-të të Superiores, të cilën do ta luajë sot, në orën 14:00, ndaj Flamurtarit, në “Elbasan Arena”. Seanca përmbyllëse ka sjellë një dëmtim në fytyrë për mbrojtësin Gëzim Krasniqi, i cili nën kujdesin e stafit mjekësor i është drejtuar një spitali privat, ku ka marrë edhe ndihmën e specializuar. Skuadra e kuqe ka vijuar më pas grumbullimin në rezidencën e saj, hotel “Vila Park”, prej nga ka përcjellë me “fërkim duarsh” edhe ndalesën e Skënderbeut në “Selman Stermasi”.

Barazimi mes bardhebluve dhe korçarëve vjen si një asist për “demat”, të cilët janë të detyruar të luajnë pa tifozë ndaj vlonjatëve. Pak orë para fillimit të sfidës me Flamurtarin, Partizani do të udhëtojë nga kryeqyteti për në Elbasan, me shpresën e marrjes së tri pikëve dhe vijimin e luftës për titull. I pamundur, për shkak lëndimi, është edhe mesfushori Idriz Batha për këtë ballafaqim, duke i dërguar në dy mungesat e rëndësishme te 15 herë kampionët e vendit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar