Merkato

Pas mega-transferimit të Ronaldo-s, Juve pranë një tjetër ylli të La Liga-s

Pas transferimit të bujshëm të Cristiano Ronaldo-s, Juventus po planifikon të bëjë një tjetër transferim këtë verë.

Sipas Tuttosport, qendërmbrojtësi Diego Godin është objektivi i radhës i bardhezinjve.

Uruguaiani vlerësohet jashtë mase për eksperiencën dhe qetësinë e tij në duele. Ai ka që prej 2010 që luan tek Atletico Madrid dhe së fundmi ka qenë edhe kapiteni i ekipit.

Ai ka luajtur dy herë në finalen e Champions League me fanellën e Rojiblanco dhe ka fituar kampionatin spanjoll më 2014 si dhe dy herë Europa League më 2012 dhe 201.

Godin ka një kontratë deri më 2019 me Atleti-n, por nuk ka arritur rinovimin me kryeqytetasit.

Sipas Tuttosport ai mund të ishte pasardhësi i Benatia, i cili ka një të ardhme të pasigurt te Juve.

Më shumë nga Merkato