• Pas Napolit, edhe Atletico kërkon yllin e Milan

    Publikuar: 15 May 2:18

    Atletico Madrid synon në merkaton e verës sulmuesin anësor të Milan, Suso. 23-vjeçari është në mes të diskutimeve mbi rinovimin e kontratës, ku kuqezinjtë thuhet se i japin përparësi rinovimit të kontratës aktuale që skadon në 2019. Me një ofertë që thuhet se përbëhet nga një rritje prej 1 mln euro në 2.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2021, Milan ende janë duke pritur një vendim nga lojtari. Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e Atletico Madrid ishin të pranishëm për të parë performancën e spanjollit në dy takimet e mëparshme të Milan-it dhe u takuan me drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli të hënën e kaluar.

    Image result for suso 2017

    Raportet e mëparshme e kishin lidhur lojtarin me Napoli-n. Suso arriti nga Liverpool në janar të vitit 2015 dhe iu bashkua Genoa-s në huazim një vit më vonë. Këtë sezon, spanjolli ka treguar një rritje të konsiderueshme duke shënuar shtatë gola dhe duke siguruar nëntë asistime. Ky është sezoni më i mirë i spanjollit ndërkombëtar në karrierën e tij.


    Lexo postimet e tjera