Champions League

Pas penalltisë qesharake, Sterling i kërkon falje arbitrit

Raheem Sterling i ka kërkuar falje arbitrit të ndeshjes që dha penalltinë pas rrëzimit të tij të bujshëm mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk, e cila përfundoi në avantazh të Manchester City-t 6-0.
I pari reagojë trajneri i tij Pep Guardiola, i cili insistojë në vendosjen e VAR-it në Champions League për të shmangur gabime, si ai i penalltisë së dhënë për Sterling në golin e dytë, ndërsa shtoi që po ta kishte kuptuar lojtari i tij duhet t’i kishte thënë arbitrit, gjë që nuk ndodhi.

Kështu Sterling ka vendosur të marrë përgjegjësitë përsipër duke kërkuar falje publike:
“Doja të ngrija topin dhe se kuptova çfarë ndodhi, nuk ndjeva kontakt. Rrëshqita me topin. I kërkoj ndjesë arbitrit.”

Më shumë nga Champions League