Merkato

Pas Tevez, Boca do një tjetër yll të Juventus

Skuadra argjentinase Boca Juniors raportohet të jetë duke konsideruar një transferim të bujshëm për portierin e Juventus Gianluigi Buffon.

Sipas calciomerkato.com, Boca është gati t’i ofrojë një tjetër vit në fushën e lojës Buffon-it nëse ai nuk do të qëndrojë më tek Juventus në fund të sezonit.

Boca është në kërkim të një portieri për sezonin tjetër, dhe Buffon është i treti që konsiderohet pas refuzimeve të Chelsea-t për Caballero dhe United për Romero.

Për më tepër, dy klubet kanë një marrëdhënie të mirë pas shkëmbimeve të Tevez me Bentacur në tre vitet e fundit.

Boca do të shpresojë të transferojë Buffon përpara se të fillojë faza e nokautit të Copa Libertadores më 7 gusht, ndërsa Juventus e ka gati pasardhësin e tij Wojciech Szczesny.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato