Seria A

“Pas atij goli në derbi, mund të kisha vdekur!”

“Goli në derbi? Pas të dytit që i shënova Roma-s, mund edhe të kisha vdekur!”. Fjalë të Paolo di Canio-s. Një personazh që ndan njerëzit. Gjithmonë dhe gjithsesi. Kjo është një simptomë e atyre që nuk ndjekin rregullat dhe që nuk e kanë problem të thonë atë që mendojnë.

Goli, për të cilin ka folur Di Canio, është realizuar në një derbi Lazio-Roma të sezonit 2004-05 dhe ka qenë një magji e vërtetë nga ana e ish-futbollistit. Liverani ka dhënë një asist perfekt, me Di Canio-n që ka goditur menjëherë topin fluturimthi, duke befasuar mbrojtjen dhe portierin e verdhekuqve. Ndeshja është mbyllur 3-1 për bardhekaltrit.

Të parin, në derbi, Di Canio e ka realizuar në sezonin 1988-89. Edhe ai gol ka qenë vendimtar, me ndeshjen që është mbyllur 1-0 në favor të lacialëve dhe me ish-sulmuesin që ka qenë lojtari më i mirë i asaj sfide.

Më shumë nga Seria A