Futboll

Pas tragjedisë, në Barcelonë rikthehet futbolli…

Pas tragjedisë, në Barcelonë rikthehet futbolli…

Futbolli ndoshta do të dalë në plan të dytë në mbrëmjen e “Nou Camp”, nesër, teksa në Barcelonë do të kujtohen viktimat e atentatit terrorist. Ndeshja e parë në La Liga për Barçën, ajo kundër Betis, ka të ngjarë të përfaqësojë një moment emocional teksa futbollistët, stafi dhe tifozët do të kujtojnë 14 viktimat e atentatit terrorist në qendër të qytetit.

Futbollistët do të mbajnë në fanellë të veçantë përkujtimore për respekt të viktimave që u ndanë nga jeta në “Las Ramblas”, një nga shëtitoret më të populluara me turistë. Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, trajneri Ernesto Valverde deklaroi: “Janë disa rrethana të pafata që i morën jetën 14 njerëzve. Ne si klub do të japim mbështetjen tonë për të gjithë viktimat. E premtja ishte një ditë e vështirë për këdo dhe na jep një arsye për të reflektuar.”

“Po, largimi i Neymar mendoj se ka shokuar disi ambientin katalanas. Kjo mund të ketë ndikuar në moralin e tyre, jo humbja kundër Real,” – shtoi trajneri i Betis.

Ndërkohë, trajneri i Betis, Quique Setien, i cili mori drejtimin e ekipit në qershor, pasi u largua nga Las Palmas, është i vetëdijshëm se të dielën do të flitet për gjithçka veçse jo për një ndeshje normale futbolli. “Ne të gjithë ndikohemi nga të tilla ngjarje. Padyshim që preferojmë që kjo ndeshje të luhej në një qytet apo moment tjetër, por jemi gati të respektojmë këtë tragjedi që ndodhi dhe t’i çojmë një mesazh ngushëllimi të gjithë qytetit të Barcelonës.”

People gather at a memorial tribute to the victims on Barcelona's historic Las Ramblas promenade

Barcelona i humbi të dy ndeshjet e luajtur kundër Real Madrid për Superkupën e Spanjës me rezultatin e përgjithshëm 5-1, por Setien nuk i zë besë katalanasve. “Me dy humbje si ato që pësoi ndaj Real Madrid, tendenca është të mendosh se Barcelona është në krizë, por unë mendoj se ata janë mësuar me të tilla situata dhe nuk mund të demoralizohen sepse humbën një trofe.”

Ndeshja e sotme do të jetë e para në La Liga për Barcelonën pa Neymar, i cili u transferua për te PSG për 222 milionë euro, teksa Liverpool dhe Borussia Dortmund kanë refuzuar sërish ofertat për Coutinho dhe Dembele. “Po, largimi i Neymar mendoj se ka shokuar disi ambientin katalanas. Kjo mund të ketë ndikuar në moralin e tyre, jo humbja kundër Real,” – shtoi trajneri i Betis. Ndërkohë për ndeshjen e nesërme, Barcelona nuk do të ketë në dispozicion Luis Suarez, i cili vuan nga një problem me gjurin, ndërsa kapiteni Andres Iniesta mbetet në dyshim, ashtu si Gerard Pique.

Më shumë nga Futboll