Connect with us

Tenis

Pas Wimbledon, Karolina Pliskova gdhihet në krye të renditjes botërore

Grand slemi i Wimbledon ka ndryshuar totalisht renditjen botërore të femrave në tenis, që nga dita e sotme ka një tjetër emër në krye të klasifikimit. Tenistja 25-vjeçare nga Republika Çeke, Karolina Pliskova, është numri 1 në botë, pozicion që e arrin për herë të parë në karrierën e saj. Një emër pak i njohur deri pak muaj më parë, por paraqitja e shkëlqyer që ka bërë gjatë 2017-ës, duke fituar 10 turne në total në karrierën e saj (4 këtë sezon), ka bërë që fama e saj të rritet me shpejtësi dhe sot të marrë kreun e klasifikimit, me 6.855 pikë.

Pliskova ka 225 pikë më shumë se tenistja rumune Simona Halep, ndërsa në vendin e tretë ka zbritur tenistja gjermane Angelique Kerber, që mbante kreun deri mbrëmjen e djeshme. Një ngjitje me 10 pozicione në renditje pëson fituesja e Wimbledon, Garbine Muguruza, që sot ndodhet në vendin e pestë, pas britanikes Johanna Konta, që ndodhet në vendin e katërt. Jashtë “top 10” ka dalë tenistja amerikane Serena Williams, që nuk luan prej janarit, pasi është shtatzënë, ndërsa në vendin e nëntë është ngjitur motra e saj Venus, finaliste në Wimbledon.

Garbine Muguruza, fituesja e Wimbledon

Renditja e “Top 10” – Femra

1-Karolina Pliskova (Çeki),                           6.855 pikë

2-Simona Halep (Rumani),                           6.670 pikë

3-Angelique Kerber (Gjermani),                  5.975 pikë

4-Johanna Konta (Britani e Madhe),           5.110 pikë

5-Garbine Muguruza (Spanjë),                    4.990 pikë

6-Elina Svitolina (Ukrainë),                         4.935 pikë

7-Caroline Wozniacki (Danimarkë),            4,780 pikë

8-Svetlana Kuznetsova (Rusi),                     4.500 pikë

9-Venus Williams (Amerikë),                       4.461 pikë

10-Agnieszka Radwanska (Poloni),             3.985 pikë

Tenistja rumune Simona Halep , numri 2 ne bote

Më shumë nga Tenis