Champions League

Pasion i pastër për Liverpool; Gerrard feston si i çmendur 2 golat e Salah (video)

Rrjeti televiziv “BT Sport”, që transmetoi ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Liverpool-Roma 5-2, ka shpërndarë edhe një video, e cila po bën xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale. I fokusuar është legjenda ë “Reds”, Steven Gerrard, në momentin e dy golave të Salah.

Edhe pse në rolin e komentatorit sportiv, ish-kapiteni në “Anfield” shihet duke festuar si i çmendur golat e yllit aktual të skuadrës së tij të zemrës, Mohamed Salah. Kjo tregon pasionin e madh që ndjen për ekipin e tij. Nuk mbetet pas edhe Gary Lineker në festimet e golave, edhe ai në rolin e komentatorit të ndeshjes, në krah të Gerrard.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League