NBA

Paul George operohet në gju, 2 muaj pushim

Pak ditë pas eliminimit nga faza play off, Paul George, basketbollisti i ekipit të Oklahoma Thunder, është operuar në gju. Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e skuadrës së Oklahomës, që kanë shtuar se operacioni ka shkuar mirë dhe se lojtari ka nisur menjëherë fazën e rehabilitimit, në mënyrë që të jetë gati për tetorin, kur të nisë sezoni i ri.

Lojtari do të qëndrojë larg fushave për 2 muaj dhe vetëm në korrik do të ketë mundësi të nisë stërvitjen me top. Operacioni u krye në fund të sezonit, ndërkohë që e ardhmja e George është ende në dilemë. Basketbollisti pritet të largohet nga Thunder në fund të sezonit dhe destinacioni i mundshëm i yllit të NBA-së pritet të jetë skuadra e Lakers.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga NBA