Connect with us

Futboll

Paulinho drejt Barcelonës, klubi pranon të paguajë klauzolën

Paulinho drejt Barcelonës, klubi pranon të paguajë klauzolën

Goditja e tretë u krye!

Barcelona deri tani nuk ka gjetur dot një pasues për Neymar-in, por për mesfushën duket se është mbyllur marrëveshja e shumëpritur. Siç njofton “Daily Mail”, katalanasit do të blejnë brazilianin Paulinho!

Mesfushori aktualisht luan te Guangzhou Evergrande në Kinë dhe Barcelona ka më shumë se një muaj që negocion për të siguruar shërbimet e tij. Nënkampionët e Spanjës do të paguajnë klauzolën e tij të largimit, 40 milionë euro, pas refuzimit që kanë marrë më parë për rreth 15 milionë euro më pak.

Paulinho do të ishte afrimi i tretë i verës në “Camp Nou” pas sulmuesit Gerard Deulofeu dhe mbrojtësit Nelson Semedo. Mediet spanjolle theksojnë se sot nuk bëhet fjalë që të kemi ndonjë zyrtarizim, por ndoshta në fillimin e javës tjetër.

Më shumë nga Futboll