Futboll

Paulinho, nga Kina drejt Bayern Munich!!!

Paulinho është pranë kalimit te Bayern Munich, sipas asaj që bën të ditur shtypi brazilian. Ish-mesfushori i Tottenham, që koleksioni 67 ndeshje me “spurs”, nga viti 2013 deri në vitin 2015, aktualisht luan me Guangzhou Evergrande, ku prej dy sezonesh po shkëlqen si një nga futbollistët më të mirë në kampionatin kinez dhe në Champions League të Azisë.

Bayern Munich could be on the verge of signing former Tottenham midfielder Paulinho

Gazeta braziliani “Glodo Esporte” ka shkruar se mesfushori, aktualisht ende 28 vjeç, mund të firmosë me kampionët e Gjermanisë. Carlo Ancelotti e ka ndjekur Paulinho gjatë muajve të fundit dhe ka krijuar bindjen se ai mund të jetë një përforcim për sezonin 2017/18. Kësisoj nuk është çudi që verën e ardhshme Paulinho të rikthehet në Europë.

Carlo Ancelotti is looking to strengthen his squad at the end of his first season in charge

Gjatë 18 muajve në Kinë mesfushori ka fituar dy herë titullin kampion në Kinë, dy herë Superkupën e Kinës, një herë Kupën e Kinës dhe një herë Champions League të Azisë. Në fillim të muajit ai shënoi tre gola në një ndeshje për Brazilin, pikërisht kjo ka bindur Bayern ta marrë në ekip. Bavarezët fituan për herë të 27-të titullin kampion i Gjermanisë në këtë sezon.

Më shumë nga Futboll