Seria A

Paulo Dybala, në krizë për “faj” të Berishës dhe Strakoshës

Paulo Dybala ka qenë i papërmbajtshëm në fazën e parë të sezonit, duke magjepsur të gjithë me golat dhe lëvizjet e tij. Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që shumë njerëz ta konsideronin atë si pasardhësin e Leo Messi-t. Tani, të gjithë këto duken si një kujtim i largët, sepse prej dy muajsh rendimenti i numrit 10 të Juventus ka qenë në rënie të vazhdueshme, siç ka treguar edhe ndeshja e fundit e Champions League kundër Olumpiakos, në të cilën “Joya” ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Në fakt, mund të thuhet se në këtë pjesë të parë të sezonit kemi parë dy Paulo Dybala, shumë të ndryshëm mes tyre: atë që udhëheq skuadrën në fushën e lojës, i aftë të vendosë ndeshjet i vetëm, me gola të realizuar nga pozicione të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme, deri në gabimin e bërë nga pika e bardhë e penalltisë kundër Etri Berishës; atë që humbet për disa minuta gjatë ndeshjes dhe që nuk ka shumë besim te vetja dhe që ka shumë vështirësi për të kaluar kundërshtarët. Ky është Dybala që po shohim tani, pas penalltisë së pritur nga Berisha në Bergamo.

Nga një shqiptar te tjetri. Kriza ka filluar me episodin në Bergamo, por ka vazhduar në javën pasardhëse kundër Lazio-s, me Thomas Strakosha që ka pritur penalltinë e tij në minutën e fundit të ndeshjes. Para këtyre dy episodeve, Dybala kishte realizuar 12 gola në 9 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet. Pas 1 tetorit, ndeshja kundër Atalanta-s, argjentinasi ka shënuar vetëm 2 gola në 12 ndeshje zyrtare (14 nëse llogariten edhe dy ndeshjet e luajtura me Argjentinën). Një rënie e lirë dhe e befasishme që, nëse vazhdon, mund t’i kushtojë shumë Juventus-it në këtë sezon.

Më shumë nga Seria A