Connect with us

Bundesliga

Pazari në Dortmund, Matthäus nuk ia ka besën Bayern-it

Mario Götze, Robert Lewandowski dhe Mats Hummels janë tri arsye të forta pse Borussia Dortmund ende “qahet” për politikën e ashpër dhe aspak të ndershme që Bayern ndjek në merkato. Këta lojtarë, më parë verdhezinj, janë transferuar në Mynih duke u konsideruar si tradhtarë. I pari nuk bindi dhe sot konsiderohet një “i djegur”, edhe pse është rikthyer në “Signal Iduna Park”, folenë e tij më të ngrohtë, por kjo sipas legjendës Lothar Matthäus nuk do të thotë se Bayern e ka mbyllur gjahun me nënkampionët e Gjermanisë.

Mats Hummels, në dy “versionet” e rinisë: Bayern dhe Dortmund

Ish-mesfushori pret që Bayern në verë të rikthehet te “zakoni”. “Lojtarë si Dembele, Pulisic apo Weigl po zhvillohen në mënyrë marramendëse. Edhe pse Karl-Heinz Rummenigge pak javë më parë ka thënë se kjo nuk do të ndodhë, fjalë të tilla mund të harrohen shumë shpejt”, – është shprehur ish-kampioni i botës në “Sport Bild”. Ai, ndërkohë, ka kritikuar trajnerin Carlo Ancelotti. “Humbjet me Realin dhe Dortmundin treguan se u bazua shumë te përvoja. Në fund ngarkesa ishte e lartë, sepse s’ka përdorur shumë rotacion.” 

Më shumë nga Bundesliga