Futboll

Pedro & Batshuayi i japin fitoren Chelsea, Terry “skuqet” në rikthimin si titullar

Chelsea rikthehet te fitorja pas disfatës në Premier League kundër Tottenham e cila pa skuadrën e Antonio Conte të ndalte ecurinë e mrekullueshme prej 13 fitoreve radhazi, duke barazuar kështu rekordin e vendosur nga Arsenal

Chelsea rikthehet te fitorja pas disfatës në Premier League kundër Tottenham e cila pa skuadrën e Antonio Conte të ndalte ecurinë e mrekullueshme prej 13 fitoreve radhazi, duke barazuar kështu rekordin e vendosur nga Arsenal. Trajneri italian kishte bërë disa ndryshime në formacion kundër një ekipi modest si Peterborough që luan në kategorinë e tretë angleze League 1.

Yjet e ekipit si Hazard, Costa apo David Luiz e Courtois ishin lënë pushim dhe në vend të tyre luanin Willian, e Batshuayi si dhe John Terry, por rikthimi tij në formacionin e Bluve nuk shkoi ashtu si ç’pritej teksa ai doli nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë ndaj një prej sulmuesve të Peterborough. Me këtë fitore Chelsea kalon në raundin e katërt të FA Cup.

Ndeshja nuk kishte shumë emocione teksa Blutë gjetën avantazhin pas vetëm 18’ minutash me anë të spanjollit Pedro Rodriguez. I cili kohët e fundit po i shkakton dhimbje koke Antonio Conte-s me paraqitjet e tij, ashtu si Willian, por me skemën aktuale në Premier League vetëm njëri prej tyre mund të luajë si titullar.

Para se të përfundojë pjesa e parë edhe Batshuayi e shfrytëzon mirë mundësinë e dhënë nga trajneri duke shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve pas një goditje të bukur brenda zonës. Në pjesën e dytë miqtë luajtën më lirshëm me rezultatin që nuk kishte më rëndësi pasi Chelsea dominonte ndeshjen bindshëm.

Kjo në fillim solli golin e tretë të vendasve me anë të Willian. Më pas Peterborough shënon golin e nderit me anë të Nichols përpara se Pedro të realizonte golin e tij të dytë personal e të katërt për Chelsea megjithëse ekipi ishte me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Terry, i cili dukej pak i tepruar. Miqtë luajtën më mirë pasi Chelsea ishte me një lojtar më pak po rezultati mbeti i pandryshuar dhe Blutë kalojnë në raundin e katërt të FA Cup.

 

Më shumë nga Futboll