• Peiro Ausilio: Inter mund të marrë Cristiano Ronaldo-n nëse…

    Publikuar: 19 May 9:39

    Pas ardhjes së investitorëve kinezë dhe drejtuesve të Suning Group në krye të klubit milanez, kampionët e Europës në 2010 shpalosin ambicjet e reja për Serie A.  Gjatë një konference në Universitetin e Milanos, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Inter Milan, foli për investitorët e rinj: “Sot ne kemi pronarë të fortë dhe solide”. Ausilio gjithashtu pohuoi se klubi mund të bëjë çmendurira në tregun e transferimeve: “Pronarët e rinj kinezë mund të sjellin pa sforco futbollistët më të njohur në botë, si Cristiano Ronaldo, por e vërteta është që ne nuk mund të bëjmë diçka të tillë për shkak të Fair Play Financiar”

    Image result for piero ausilio inter

    Në fakt FFP nuk e lejon Inter-in sot të rivalizojë me më të mirët: “Çdo ditë lexoj se ne do të blejmë këtë apo atë lojtar, por e vërteta është se duhet të respektojmë rregullat që kanë të bëjnë me nivelin e pagave. Të ardhurat tona janë mes 200 dhe 300 milionë euro, ndërsa Juventus-i që merr pjesë rregullisht në Champions League merr 400 milionë euro”. Ausilio thotë se, vendi i tetë në klasifikim dhe 4 pikë larg mundësisë Europa League, e vështirësojnë afrimin e lojtarëve më të mirë tek Inter: “Futbollistët më të mirë shkojnë atje ku fitohet më shumë dhe luhet në Champions League”.


    Lexo postimet e tjera