• Pejiç mposht Skënderbeun, i jep Kukësit titullin “Kampion Dimri”

    Publikuar: 18 Dec 4:06

    Sapo janë zhvilluar tre ndeshjet e para të javës së 17-të të Kampionatit Shqiptar të Kategorisë Superiore, kryesuar nga supersfida mes Kukësit dhe Skënderbeut, e përfunduar me fitoren e kuksianëve në shifrat 2-0. Një fitore në përballje direkte që u siguron verilindorëve kreun e klasifikimit, me një dorë në trofeun e kampionit të dimrit, ndërsa korçarët do të duhet të luftojnë në mesjavë për të mbrojtur vendin e dytë. Në dy ndeshjet e tjera, Tirana është rikthyer te fitorja pas 4 javësh, duke mundur Luftëtarin me rezultatin 2-0, ndërsa Teuta dhe Vllaznia janë ndarë në barazim pa gola.

    Teuta-Vllaznia
    Teuta-Vllaznia 0-0.

    Është mbyllur në barazim pa gola përballja mes Teutës dhe Vllaznisë. Një rezultat që nuk kënaq plotësisht asnjërën nga skuadrat, por gjithashtu u kursen të dyjave humbjen. Kanë qenë durrsakët ata që realisht kanë kërkuar më shumë golin e fitores, ndonëse për pasaktësi në finalizim, por mbi të gjitha për meritë të mbrojtjes dhe portierit të Vllaznisë, nuk kanë mundur dot të shënojnë. Nga ana tjetër, Vllaznia ka qenë më racionale, duke kërkuar me pragmatizëm kundërsulmin, por edhe në këtë kah mungon saktësia në finalizim. Ky barazim nuk ndikon aspak në pozitat e dy ekipeve në klasifikim, me Teutën që mbetet në vend të parafundit, ndonëse në distancë shumë të vogël nga ekipet që e precedojnë, sikurse dhe Vllaznia nuk lëviz nga vendi i 6-të, vetëm 1 pikë më pak se Luftëtari i vendit të pestë.

    Teuta-Vllaznia 0-0

    Teuta: Moçka, Hodo, R. Hoxha, E. Hoxha, Kotobelli, Musta, Dita, Cmajcanin, Çyrbja, Ribaj, Magani.

    Trajner: Gugash Magani

    Vllaznia: Agoviç, Pjeshka, Bicaj, Vrapi, Gocaj, Krymi, Bardulla, Tafili, Çinari, Shtubina, Pepa.

    Trajner: Armando Cungu

    Gjyqtar: Olsi Sokoli

    Kukësi-Skënderbeu 2-0. Shënues: Pejiç
    Kukësi-Skënderbeu 2-0. Shënues: Pejiç 35′, 44′.

    Kukësi ka mundur sot Skënderbeun në shtëpi, me rezultatin 2-0, në atë që ishte supersfida e javës së 17-të, në garën direkte për kreun e klasifikimit. Një fitore e sigluar dhe që mban firmën e kroatit Pero Pejiç, i cili veç tre pikëve që u ka siguruar kuksianëve, ka shkuar në kuotën e 10 golave personal në 17 ndeshje, duke u rikthyer fuqishëm te goli që i mungonte prej më shumë se një muaji. Falë këtij triumfi, skuadra e Kukësit, në kuotën e 35 pikëve, pa pësuar asnjë humbje, mund të ketë siguruar titullin e kampionit të dimrit, që matematikisht do të vendoset vetëm të enjten e ardhshme. Nga ana tjetër, skuadra e Skënderbeut tashmë do të duhet të kënaqet me vendin e dytë, të cilin do ta mbrojë në mesjavë përballë Partizanit.

    Kukësi merr i vetëm kryesimin e klasifikimit.
    Kukësi merr i vetëm kryesimin e klasifikimit.

    Kukësi-Skënderbeu 2-0

    Shënues: Pejiç 35’, 44’

    Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Lena, Musolli, Karioka, Emini, Pejiç.
    Trajner: Ernest Gjoka

    Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Mici, Lilaj, Malaj, Orelesi, Gavazaj, Latifi, Salihi.
    Trajner: Andrea Agostineli

    Gjyqtar kryesor: Lorenc Jemini

    Tirana-Luftëtari 2-0. Shënues: Taku 45', Merveille 77'.
    Tirana-Luftëtari 2-0. Shënues: Taku 45′, Merveille 77′.

    Skuadra e Tiranës ka mundur sot me rezultatin 2-0 Luftëtarin, për të marrë kështu revanshin për humbjen që bardheblutë pësuan në transfertë gjatë fazës së parë, por mbi të gjitha për tu rikthyer te fitorja pas katër rezultatesh pozitive, me dy barazime dhe dy humbje. Ishte Taku ai që kaloi 24 herë kampionët e Shqipërisë në avantazh, vetëm pak sekonda para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Merveille ka dyfishuar epërsinë e Tiranës në të 77’, duke mbyllur kështu përfundimisht takimin. Nga ana tjetër, ekipi gjirokastrit ka pësuar humbjen e parë pas plot 7 ndeshjesh, mes pesë barazimesh dhe dy fitoresh. Disfatë kjo që nuk rrezikon pozitat e gjirokastritëve në mesin e artë të klasifikimit.

    Bardheblutë rikthehen te fitroja pas 4 javësh, ndërsa Luftëtari mundet pas 7 ndeshjesh.
    Bardheblutë rikthehen te fitroja pas 4 javësh, ndërsa Luftëtari mundet pas 7 ndeshjesh.

    Tirana 2 – 0 Luftëtari

    Shënues: Taku 45′, Merveille 77’

    Tirana: Lika, Daja, Teqja, Domgjoni, Hoxhallari, Vucaj, Akuah, Merveille, Taku, Halili, Moise.
    Trajner: Mirel Josa

    Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Bojom, Beqiri, Mersini, Rapa, Ramadani, Rrapo, Abazaj, Satonjo, Rexhinaldo.
    Trajner: Mlladen Milinkoviç

    Gjyqtar: Emirjon Sino

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera