Connect with us

RUSI 2018

Pele: Neymar dhe Jesus nuk mjaftojnë për të fituar Kupën e Botës

Neymar dhe Gabriel Jesus do të rrisin shanset e Brazilit për të fituar Kupën e Botës por duhet një ekip për të fituar turneun, sipas Pele.

Ylli i Barcelona-s Neymar dhe sulmuesi premtues i Manchester City Jesus pritet të jenë liderët e ekipit vitin tjetër në Rusi, teksa do të mundohet të bëjnë të harrohet zhgënjimi i tre viteve më parë ndaj Gjermanisë. Pele, një nga lojtarët më të mirë të historisë, e di shumë mirë se çfarë duhet për të fituar Kupën e botës, pasi ai ka qenë pjesë e ekipeve fituese të viteve 1958, 1962 dhe 1970.

“Për të fituar një ndeshje duhet një ekip i mirë, jo vetëm një individ. Patjetër, brazilianët gjithmonë duan të fitojnë dhe mendoj se kemi një ekip të mirë që ka më tepër eksperiencë.”

“Neymar është përmirësuar ndjeshëm që kur ka mbërritur në Evropë. Dhe mendoj se do të jetë një nga lojtarët më të mirë të turneut. Edhe Jesus është një lojtar i mirë. Mendoj se mund të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen. Janë të dy sulmues të mirë që do t’i japin sukses Brazilit në të ardhmen.

Image result for pele neymar

Më shumë nga RUSI 2018