Formula 1

Penaliteti, Verstappen: Dënimi më idiot që kam marrë

Max Verstappen ka qeshur me ironi kur ka marë vesh se nuk do të ngjitet në pidiumin e garës së Çmimit të Madh të Amerikës, pasi ka marë një penalitet prej 5 sekondash. Piloti holandez bëri një parakalim spektakolar në kthesat e fundit të xhiros së fundit, duke bërë një rikuperim fantastic, pasi e nisi garën nga vendi I 16-të dhe e mbylli atë në të tretin. Por pas penalitetit ai u klasifikua i katërti. “Ke marrë një penalitet për parakalimin, je i katërti”, ka qenë komunikimi që i kanë thënë Verstappen, që i ka lënë zonën e podiumit finlandezit të Ferrarit, Kimi Raikkonen.

Një goditje e rëndë për t’u pranuar, por duke parë pamjet televizive duket se piloti holandez vërtet ka dalë tërësisht nga pista për të kryer parakalimin ndaj “kokëkues” së Raikkonen. “Është dënimi më idiot që kam marrë dher është shumë e gabuar mënyra se si e kanë marrë atë vendim. Edhe Bottas pat bërë të njëjtën gjë ndaj meje, por nuk u penalizua, ndërsa unë po”, tha Verstappen. Ndërsa shefi i Red Bull, Chris Horner, shtoi: “Dënim i rëndë, pasi gjatë gjithë garës makinat kanë dalë nga pista, do ta apelojmë”.

Më shumë nga Formula 1